
Kryeminstri Edi Rama deklaroi të mërkurën se aeroporti i Kukësit do të jetë gati për të nisur punën në pranverë 2021.
“Tanimë i gjithë aeroporti i ri ka filluar të marrë një formë edhe pse faza përmbyllëse e punimeve dhe mundësisht fillimi i operimeve do të kërkojë edhe disa muaj.
Ne besojmë se aeroporti i Kukësit do të jetë funksional në pranverë,” u shpreh Rama në një konferencë për shtyp me ministren e Infrastrukturës Balluku.
Kryeministri rikujtoi premtimin e tij për të marrë me avion nga Londra për në Kukës 120 demokratë në ditën e votimeve:
“Nuk e kam harruar premtimin për 120 vota për demokratët. Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë rezervimin për fluturim falas, që të vijnë të votojnë për PD.”