Papa Françesku u shpreh pro martesave mes të njëjtës gjini. Këtë deklaratë Papa e bëri në një dokumentar mbi marrëdhëniet gei, të drejtuar nga Evgeny Afineevsky.
“Personat homoseksual kanë të drejtën të kenë një familje”, tha ai në dokumenta, i cili do të transmetohet të mërkurën. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën të kenë një familje. Askush nuk duhet t’i hedh ose t’i mishërojë ata. Ne duhet të krijojmë një ligj për bashkimin civil. Në mënyrë që ata të jenë ligjërisht të mbrojtur”.
Ai tha se gjithmonë i ka mbrojtur të drejtat e tyre, duke ju referuar periudhës kur ka qënë Arqipeshkop i Buenos Aires.
Në atë periudhë ai ishte kundër ligjit për martesat e së njëjtës gjini, por mbështeste krijimin e hapësirave për mbrojtjen ligjore të çifteve me të njëjtën gjini.