Ligji antimafia garancia që oligarku nuk do të jetë tek zyra e kryeministrit nëse Basha fiton zgjedhjet e 2021.
Në një intervistë për Ilva Taren në Euronews, Basha tha se ky do të jetë ligji i parë që do të miratohet sapo të vijë ai në pushtet.
Ai sqaroi se subjekt i këtij ligji do të jenë zyrtarë të çdo niveli dhe personat apo kompanitë private që janë përfitues abuzivë të fondeve publike.
“Qëllimi përfundimtar është që qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura. Ky është ligji që e bën të mundur. Vit më të errët se ky, kur në kohë pandemia mafia në bashkëpunim me qeverinë vjedhin shqiptarët, nuk ka, edhe pse i përditë i bëjmë thirrje SPAJK të hetojë. Do përfshihet edhe biznesi në ligjin anitmafia”, tha Basha.