Operacioni forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë pesë të dënuarve.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
– Juxhin Kulla, banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;
– Vasfi Bedulla, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”
– Teodor Grazhdani, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.