Midis Ligës së Futbollit dhe qeverisë ende nuk ka një marrëveshje, pavarësisht takimit mes Armando Dukës dhe Kryeministrit Rama.
Ministrja e Financave Anila Denaj, tha për ‘News Sport’ në News 24, se nuk ka një dakordësi për ligjin e sponsorizimit.
“Ne i qëndrojmë metodologjisë së biznesit, të cilat kanë interes që të sponsorizojnë, [..], për të nxitur investimet. Ndërsa, Liga ka kërkuar të shkëputet automatikisht nga tatimi i fitimit dhe të kalojë për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti”.
Ministrja u shpreh se nuk ka diskutuar me zotin Duka sepse “ai kishte nisur persona të tjerë përfaqësues, të cilët ishin të mendimit ndryshe”.