Partia Demokratike akuzoi qeverinë dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn se përfitojnë 11 milionë euro çdo vit nëpërmjet skemës së grumbullimit dhe transportit të plehrave.
Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesit e PD, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa pohuan se në Landfillin e Sharrës faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore.
“Përmes kësaj skeme kriminale, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale. Çdo ditë në këtë landfill, në mënyrë të pakontrolluar, pa verifikime, me mungesë të plotë transparence, faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore.
Edhe një herë, çdo ditë këtu faturohen 650 ton mbetje, duke i kthyer kështu kryeqytetasit, qytetarët e Tiranës, në konsumatorët më të mëdhenj se qytetarët francez apo qytetarët gjerman. Nga kjo skeme mafjoze, Rama-Veliaj përmes Mërtirit, marrin 25 milion euro për ton mbetje urbane të faturuara pa TVSH”
Ata thanë se kjo skemë po qarkullon 400 milionë euro të cilët ju merren qytetarëve shqiptarë.
Këlliçi dhe Zhupa deklaruan se të gjithë do marrin dënimin e merituar nga drejtësia.