
Partia Demokratike denoncoi të shtunën vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama, brenda 24 orësh, për t’i dhënë me koncesion inceneratorët kompanisë së Klodian Mërtirit.
Në Facbook, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj postoi një video disa pjesë nga emisioni Opinion me ministrin Ahmetaj ku renditen të gjithë veprimet që ministria e Financave ka bërë për të favorizuar kompanitë e Klodian Mërtirit në tenderat për koncesionet e inceneratorëve.
Sipas Alibeajt qeveria Rama grabiti mbi 21 milionë euro përmes një sërë vendimesh të marra vetëm brenda 24 orëve, në 16 dhjetor 2014.
Në këtë ditë:
- është shpallur kompania fituese e tenderit;
- ka qenë dita e lejuar për ankimimin e kompanive të tjera;
- ka qenë dita e lejuar për shqyrtimin e ankesave;
- është dërguar drafti i kontratës për mendim në ministritë e tjera;
- u morën komentet brenda kësaj date;
- u hartua kontrata sërish në 16 dhjetor;
- u negociua, u firmos dhe u miratua në kuvend kontrata mes qeverisë dhe kompanisë.
Alibeja paralajmëroi se “skemave të inceneratorëve” të Ramës e Ahmetajt po i vjen fund dhe çdo tentativë për të dalë pa lagur është e pamundur.