
Kryeministri Edi Rama ka takuar, të shtunën, kryeministri e Sllovenisë Janez Janša për të diskutuar për planin e investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë takimit në Bled të Sllovenisë, Rama tha se u diskutua dhe për ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm.
Në fotot e publikuara në Facebook, dallohet se kryeministri Rama i ka dhuruar kryeministrin Janša librin me punët e tij artistike.
