Partia Demokratike ka treguar se “qytetarët e Tiranës i paguajnë pronarëve të inceneratorëve plot 51 mijë euro në ditë”.
“Bashkia e Tiranës, vetëm për vitin 2020, deri në fund të këtij viti planifikon të mbledhë plot 2.2 miliardë lekë nga tarifa e pastrimit, me një rritje prej 17% me vitin e kaluar”, tha përfaqësuesi i PD-së Belind Këlliçi, në një aktivitet me të rinjtë e PD-së në Njësinë numër 4, në Tiranë.
Ai tha se pavarësisht se “mafia e plehrave e drejtuar nga Erion Veliaj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Banda e Lushnjes dhe elemente të Ndraghetës, transferon çdo vit në parajsat fiskale përmes sekserëve të tyre, Mërtirit dhe Zotos plot 11 milionë euro”, qyteti është ende i pisët.
Ndaj, tha ai, “erdhëm me të rintjë për të pastruar një zonë, sepse e dimë fare mirë që videot 3D, montazhet që nxjerr Erion Veliaj dhe Edi Rama në facebook, nuk ndihmojnë në mirëqenien dhe jetesën në kryeqytet”.