Nga e hëna, 26 tetor, ka nisur ndalim qarkullimi tek Sheshi Shqiponja, për shkak të punimeve për rrethrrotullimin.
Autoriteti Rrugor ka lajmëruar qytetarët dhe i ka rekomanduar ata që të përdorin rrugë të tjera: ata që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi.
ARRSH njoftoi në këtë aks rrugor do të vazhdojë të lejohet kalimi vetëm për ambulancat.
Qarkullimi në ish-sheshin Shqiponja do të ndalohet për të paktën katër muaj për qytetarët, për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe në aksin nga zona e Astirit deri tek rrethrrotullimi i sheshit.
Pritet që bllokimi i këtij aksi dhe devijimi i rrugës të sjellë edhe më shumë probleme për trafikun në Tiranë, i cili veçanërisht në muajt e fundit ka qenë shumë problematik.