Në ditën e 12 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e naftëtareve është rënduar, por ato këmbëngulin për vazhdimin e saj.
Një prej naftëtarëve u shpreh për Euronews Albania:
“Situata jonë është shumë e vështirë, duam një rrugëzgjidhje se s’bën nga kryeministri sot. Do rezistojmë sa të japë një rrugëzgjidhje. Në këtë gjendje jemi shumë keq por nuk dalim dot pa një zgjidhje, pa marrë pagat që i kemi fituar me gjyq.”
Ajo i bëri thirrje kryeministrit Rama që të shkojë në Ballsh dhe të flasë me to drejtëpërsëdrejti, jo përmes rrjeteve sociale:
“Kryeministri të vijë këtu, unë s’kam pse dal nga greva kur kam fituar 13 paga.”
Naftëtarët që nuk janë future në grevë kanë lajmëruar se do të protestojnë, të hënën, në sheshin para uzinës.