Hapet spitali Covid3

Nga Exit News
Hapet spitali Covid3

Spitali i tretë covid do të nisë punën këtë javë.

Njoftimin e bëri ministrja e Shëndetësise Ogerta Manastirliu gjatë një vizite me kryeministrin Rama në godinën e ish-Kirurgjisë, e cila tani është kthyer në spital Covid.

Spitali do të ketë 150 shtretër dhe një njësi reanimacioni. Spitali ka dy pavione dhe është menduar të jetë strukturë ndihmëse për dy spitalet e tjera, për të trajtuar pacientë në gjendje të qëndrueshme.

Doktoreshë Najada Çomo tregoi se stafi i spitalit Covid-3 është gati, pas trajnimit dhe praktikës së nevojshme në dy spitalet e tjera Covid.

Aktualisht, deri nënë spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, ndërsa numri i të infektuarve po rritet çdo ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>