
Senari amerikan emëroi të hënën anëtarën e re të Gjykatës së Lartë, Amy Coney Barret.
Votimi u mbajt mbrëmjen e së hënës. Barret mori 52 vota pro dhe 48 kundër.
Amy Coney Barret u propozua nga presidenti Trump për të zëvendësuar gjyqtaren liberale, Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq pak kohë më parë.
Barrett, 48 vjeç, ka të ngjarë të shërbejë në gjykatë për dekada dhe do t’u japë konservatorëve një shumicë 6-3 në Gjykatën e Lartë, një ndryshim ky shumë i madh në përbërjen e saj.
Pritet që kjo shumicë votash të ketë pasoja dramatike për një sërë çështjesh që mund të gjykohen, duke përfshirë të ardhmen e Aktit të Kujdesit të Përballueshëm dhe çdo mosmarrëveshje të mundshme në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020.
Barret është emërimi i tretë i bërë nga Trump në Gjykatën e Lartë, duke i dhënë Republikanëve një mundësi historike për të pasur shumicë konservatore në gjykatë dhe për të realizuar një prej premtimeve kryesore të Trumpit për transformimin e gjykatave federale përmes emërimeve që zgjasin gjithë jetës.
Barret u betua menjëherë pas votimit në një ceremoni në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.