Një mami në Elbasan ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Lajmi u bë i ditur nga një njoftim i Urdhrit të Infermierëvë në Shqipëri, të cilët shkruajnë:
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.”