Studiuesit gjermanë kanë zbuluar rastin më të vjetër të njohur të osteoporozës ose sëmundjes së “kockave të gurit” në mbetjet e një njeriu nga vendbanimi neolitik i Maliqit në Shqipëri.
Osteopetroza është një çrregullim i rrallë, i cili manifestohet përmes forcimit dhe ngurtësimit të kockave, duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj frakturave.
Studimi u krye nga paleopatologia Julia Gresky nga Instituti Arkeologjik Gjerman dhe kolegët e tij.
Studiuesit e përshkruajnë zonën me një rol të rëndësishëm në neolitizimin e rajonit të Ballkanit pasi ajo ishte shtëpia e disa prej ekonomive të para bujqësore në zonë.
Eshtrat e gjetura u zbuluan se ishin midis 4620-4456 përpara erës sonë, duke i bërë ato mbi 6600 vjeç. Ky zbulim është i rëndësishëm për komunitetin arkeologjik pasi është 5000 vjet më i vjetër se rastet e regjistruara më parë.
Analiza antropologjike ka treguar që individi ka shumë të ngjarë të ishte mashkull, i moshës midis 20 dhe 30 vjeç dhe i gjatë rreth 155 cm. Eshtrat e tij u nxorrën në vitin 1963.
Hetime të ndryshme në kocka zbuluan se ai vuante nga osteopetroza autosomale që do të thotë se disa prej tyre ishin ngurtësuar.