Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo falenderoi Shqipërinë për kontributin dhe ndihmën e dhënë ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në fjalën e tij gjatë Forumit Ballkanik për Antisemitizmin, Pompeo pohoi se shqiptarët ishin streha e hebrenjve.
“Kam kënaqësinë të bashkohem me ju në këtë forum. Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Pas luftës dhe holokaustit ishte vendi që ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë. Shqiptarët ishin streha për hebrenjtë, për t’i shpëtuar nazizmit. Ju shpëtuat jetë dhe iu dhatë edhe dokumente false për t’i shpëtuar.”
Pompeo bëri thirrje për të parandaluar përhapjen e këtij fenomeni në botë, duke theksuar se duhet të gjenden mënyra për ta luftuar.