Presidentja e KE-së apel Evropës për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19

Nga Exit News
Presidentja e KE-së apel Evropës për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen i ka bërë thirrje shteteve anëtare që të bashkëpunojnë për të pasur një përgjigje të përbashkët ndaj valës së dytë së Covid-19.

“Jemi në këtë situatë të gjithë së bashku, asnjë shtet anëtar nuk do të dalë i sigurt i vetëm. Për këtë arsye do të dëgjoni prej nesh thirrjen për bashkëpunim, koordinim dhe solidaritet,” u shpreh presidentja e KE-së.

Ajo theksoi se në hapjen e vendeve në fazën e parë të Covid-19 janë bërë gabime:

“Shumë gjëra janë bërë në mënyrë korrekte në valën e parë të COVID-19, por strategjitë për daljen nga kufizimet ishin shumë të shpejta. Masat u lehtësuan shumë shpejt, kjo është arsyeja pse ekziston vala e dytë, të cilën as nuk e dimë nëse do të jetë e fundit.”

Ursula von der Leyen foli dhe për skenarët e BE-së për vaksinimin anti-Covid:

“Në skenarin më të mirë të mundur, marrëveshjet për blerjen e parakohshme të vaksinave antiCOVID-19 që ne kemi me kompanitë farmaceutike parashikojnë një grup prej 20-50 milionë doza vaksinash të shpërndara çdo muaj, që prej momentit kur kompanitë e para do t’i kenë gati.

Nëse të gjithë kandidatët që kemi për prodhimin e vaksinave janë të suksesshëm, në 2021 do të kemi 1 miliard e 220 milionë vaksina. Por edhe nëse të gjithë kandidatët dështojnë, ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë 700 milionë persona.”

Aktualisht asnjë vaksinë anti-Covid 19 nuk është gati. Ndërsa dhjetra shtëpi farmaceutike e grupe shkencëtarësh po vazhdojnë kërkimet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>