![alma Shefe e reanimacionit në Sanatorium: Po rritet numri i pacientëve të shtruar në spital](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/alma.jpg)
Profesoreshë Alma Cani, shefe e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” Covid2, i ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat për të ndalur përhapjen e koronavirusit, veçanërisht mbajtjen e maskave dhe distancimin social.
Përmes një videoje shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Cani shprehet se çdo ditë po rritet numri i pacientëve të shtruar në spital. Ajo theksoi se mbajtja e maskës ul ndjeshëm përhapjen e Covid-19:
“Nuk duam t’ju shikojmë në ambientet e spitalit për të mbajtur maska të tjera, maskat e oksigjenit, e për më tepër asistencat në terapi intensive. Ndaj mbani maskën, mbroni jetën e të gjithëve ne.”