Gratë naftëtare refuzojnë kërkesën e Ramës: Nuk dalim nga greva

Nga Exit News
Gratë naftëtare refuzojnë kërkesën e Ramës: Nuk dalim nga greva

Naftëtaret në grevë urie kanë refuzuar kërkesën e kryeministrit Rama për të dalë nga greva e për tu ulur në bisedime me qeverinë.

Ata shprehen të vendosur për të mos e lënë grevën, nëse nuk plotësohen kushtet e tyre: marrja e pagave të prapambetura dhe rinisja e punës në rafineri.

Gratë shprehen se bisedimet të bëhen teksa ato janë në grevë:

“Nuk dalim nga greva, le të bëhen bisedimet por edhe ne te jemi ne grevë.”

Naftëtarët kanë përsëritur shpeshherë se presin nga kryeministri zgjidhje konkrete, jo statuse në rrjetet sociale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>