Kryeministri Edi Rama akuzoi presidentin Meta, se nuk e miratoi kodin zgjedhor, dhe iu drejtua Komisionit të venecias vetëm me një qëllim: Të hedhë në erë zgjedhjet.
“Hedhja poshtë e Ilir Metës, e kuptoni se ku do të dalë Ilir Meta. Të hedhë në ere zgjedhjet.
Këta dalin dhe thonë mos e bëni se ne fitojmë më shumë, ndërsa ne do ta bëjmë se me këtë fiton zgjedhësi. Pasi ai e di se për kë voton. Nëse voton Lulin, e ka edhe Monikën dhe Ilirin paketë”, tha Rama në seancën plenare të së enjtes.
Rama tregoi se heqja e koalicioneve të përbëra i jep mundësinë qytetarëve të dinë se për kë votojnë:
“Ky ligj e bënë më të qartë për njerëzit se ku të votojnë, për kë të votojnë, dhe ku përfundon vota e tyre.
Luli si mrroklla kinder. Hap çokollatën, të del Monika dhe Ilir Meta. Dhe imagjino ta gëlltisësh, i ke Meten dhe Monikën këtu duke bërë protestë për punësime, tenderime, rieenrgjizime, dekorata, ndërkohë që ti je demokrat.
Nuk jemi bashkë, or bashkë do jemi. Ngado që të rrotullohesh, çokollatën blu e ke me Ilir Metën dhe Monikën brenda, dhe më përpajsen e Vasilit”.
Ai tha se koha kur LSI merrte vota sa nga elektorati i PD-së, sa tek PS-së ka mbaruar:
“Merr këtej e merr andej dhe kape qeverinë nga këmbët. Qeveria ka përgjegjësinë. lSI ka qeteësinë, dashuria transaksion. Kjo lojë ka mbaruar”.
Ai e sulmoi LSI-në duke thënë se “LSI është fytyra e degradimit, pasi ka shëtitur lule më lule”.