Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel qytetarëve që 25 prillin ta kthejnë në një referendum të madh kundër kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët pas prezantimit të nismës së shoqërisë civile për referendum, Meta u shpreh:
“Dje, kryeministri ftoi shqiptarët më 25 prill në një referendum të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt që gjithë shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin e 25 prillit dhe të gjithë do të votojnë për Shqipërinë në Evropë. Ftoj qytetarët në referendum në 25 prill.”