Të paktën pesë gjyqtarë të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Tiranë. Tre prej tyre janë në gjyqtarë në dhomën Civile të Tiranës, ndërsa dy të tjerë në Dhomën Penale.
Po ashtu janë infektuar dhe tre sekretare gjyqësore dhe një punonjës i administratës.
Ende nuk ka një vendim nëse puna në këto gjykata do të pezullohet apo jo. Deri tani në Tiranë, vetem Gjykata Adminstrative e Apelit në Tiranë është mbyllur të martën, pas infektimit të disa punonjësve me koronavirus.