Basha: Rama i dha 13,7 milionë euro inceneratorëve gjatë pandemisë

Nga Exit News
Basha: Rama i dha 13,7 milionë euro inceneratorëve gjatë pandemisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se i ka dhënë 13,7 milionë euro për inceneratorët vetëm gjatë muajve të pandemisë.

Në bashkëbisedimin e së premtes me gazetarët, Basha tha se Rama nuk ka bërë investime në shëndetësi, kaq shumë të nevojshme në këto momente, por ka zgjedhur të paguajën mafien e plehrave:

“Qeveria, 13.7 milion euro për inceneratorët gjatë pandemisë. Me 13.7 milion euro dhënë mafias së plehrave mund të kishte paguar bonusin 1000 euro për 13,700 biznese.

Edi Rama i ka paratë për të zbutur pasojat e pandemisë, por ka zgjedhje t’i ndajë me mafian e plehrave.

Ka zgjedhur t’i japë miliona euro mafies së plehrave në vend që të ndihmojë shqiptarët.”

Basha i bëri apel SPAK-ut që të hetojë dhe vërë përpara drejtësisë ata që abuzojnë me fondet publike në këtë situatë të vështirë më të cilën po përballet vendi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>