Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti hajgare votimet brenda PD-së.
Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi se kandidatët e PD janë zgjedhur nga anëtarësia jo nga Niçja i Shijakut.
“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.”