
49 viktima dhe 896 të plagosur, ky është bilanci i deritanishëm i tërmetit të së premtes në Izmir të Turqisë.
Mes viktimave janë dhe tre shqiptarë nga Kosova.
Po ashtu dy persona, 15 dhe 17 vjeç, kanë humbur jetën në ishullin grek Samos, vend i prekur nga tërmeti.
Sipas autoriteteve turke, të paktën dhe 180 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Tërmeti, që ndodhi më 30 tetor në detin Egje, ishte 7,0 shkallë të Rihterit. Ai është shoqëruar me disa pasgoditje.
Qyteti më i prekur nga tërmeti ishte Izmiri, ku dhjetra pallate e shtëpi u shembën.