Spitali Covid2: Nuk kishte shenja se 53-vjeçari vuante nga probleme mendore

Nga Exit News
Spitali Covid2: Nuk kishte shenja se 53-vjeçari vuante nga probleme mendore

Drejtori i spitalit Covid2 ‘Shefqet Ndroqi’, Perlat Kapisyzi deklaroi, të dielën, se pacienti 53-vjeçar, i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës, nuk paraqiste shenja psikologjike jonormale.

Në një deklaratë për shtyp, Kapisyzi i shprehu ngushëllimet familjet së Preng Gjonajt nga Tropoja për humbjen e të afërmit të tyre.

Kapisyzi tha se kjo ngjarje ka tronditur stafin e personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierie, që punojnë 24 orë duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit.

53-vjeçari ishte shtruar në spital që prej 25 tetorit dhe ishte në gjendje të rënduar.

Mesnatën e së hënës, ai u hodh nga dritarja dhe humbi jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>