Dita e 18-të e grevës, naftëtaret të vendosura për të mos u tërhequr

Nga Exit News
Dita e 18-të e grevës, naftëtaret të vendosura për të mos u tërhequr

Në ditën e 18-të të grevës së urisë, 10 naftëtaret e Ballshit i kanë rikujtuar kryeministrit Edi Rama se kërkesat e tyre për marrjen e rrogave të prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri, mund të zgjidhen vetëm me ndërhyrjen e qeverisë.

Teksa gjendja e tyre shëndetësore rëndohet, naftëtaret shprehen të vendosura për të mos dalë nga greva.

Pavarësisht rekomandimeve të mjekëve për të ndalur grevën, naftëtaret thonë se do të dalin nga greva vetëm kur të jenë plotësuar kërkesat e tyre.

Deri më tani, kryeministri Rama i ka kërkuar disa herë naftëtarëve që të ndalin grevën, si e vetmja mënyrë për të nisur bisedimet me qeverinë.

Por naftëtarët kanë refuzuar lënien e grevës. Ato kërkojnë nisjen e bisedimeve me qeverinë ndërkohë që greva vazhdon.

Ato kanë përsëritur shpeshherë se presin nga kryeministri zgjidhje konkrete, jo statuse në rrjetet sociale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>