Qeveria franceze premtoi rreth 100 milionë euro për të ndihmuar bizneset e vogla të vijojnë punën e tyre online.
Deklarata erdhi në tentativë për të qetësuar një kundërshtim ndaj vendosjes së masave të reja kufizuese si pasojë e koronavirusit.
Franca ka nisur një vllokim të dytë të rreptë kur vendosi edhe mbylljen e dyqaneve jo thelbësore për të paktën 15 ditë.
Kryebashkiakët në rreth 50 qytete dhe qyteza sollën dekrete lokale që lejojnë dyqanet të qëndrojnë të hapura, madje edhe kryetarja e Parisit tha se do të kërkonte të njëjtën gjë për libraritë e qytetit.
Ministri i ekonomisë Bruno Le Maire i quajti këto veprime si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për shëndetin e shoqërisë atje.