Të gjithë qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat e tyre dhe qendrën e votimit në portalin e-Albania.
Ministria e Brendshme njoftoi të hënën, se ka bërë publike listën e zgjedhësve për votimet e 25 prillit dhe çdo qytetar mund të shohë të dhënat e tij.
Për çdo paqartësi dhe pasaktësi në të dhënat e tyre, qytetarët mund të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme ([email protected]).
Për të kontrolluar të dhënat tuaj për ditën e votimit, duhet të hysh në profilin personal në portalin e-albania dhe të klikosh linku këtu.