Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i konsideroi gazetarët burimin e llogaridhënies dhe informacionit, duke theksuar se nuk duhen sulmuar apo kërcënuar.
Në një postim në Twitter, Kim shkruajti:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Ata janë burim llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet”