Dy ngjarje kriminale ndodhën të hënë në darkë në vend.
Në Durrës u vendos tritol në banesën e Skënder Hoxhës, kushuri me Nuredin Dumanin, në kërkim për vrasjen e Tao Celës në Elbasan.
Në Tiranë, një 31-vjeçar u paraqit i plagosur në këmbë në spitalin e Traumës. 31-vjeçari me iniciale L.H u plagos në zonën e Don Boskos në orën 23:00. Ai nuk i tregoi policisë autorin e ngjarjes.