Partia Demokratike denoncoi të martën, rastin e familjes Gjoni në Fushë-Milot, shtëpia e së cilës është dëmtuar rëndë nga tërmeti, por nuk ka marrë ndihma sepse ‘kanë folur keq për Ramën’.
Duke biseduar me përfaqësuesin e PD-së Belind Këlliçin, gruaja e familjes, Donika Gjoni tregoi ka shkuar tek Kryqi i Kuq në Laç dhe nuk i kanë dhënë para, me argumentin se burri i saj kishte folur keq për Ramën.
Sipas familjarëve, ekspertët e Institutit të Ndërtimit e kanë vlerësuar dëmin e shtëpisë së tij në nivelin DS3 dhe se i takon të marrë vetëm 5 milionë lekë të vjetra, ndërsa dëmi në shtëpinë e tij është shumë herë më i lartë.
Por Viktor Gjoni thotë se që kur në çadrën ku strehohet ka shkuar ta vizitojë kreu i PD-së Basha, atij i është mbyllur çdo derë në institucionet shtetërore:
“Arsyeja që ka ardhur Lulzim Basha këtu nga arsyeja që unë jam i djathtë, mua nuk më pret më as kryetarja e bashkisë, as zyrtarët e bashkisë, as zyrtarët e qendrës administrative, asnjë. Unë po sulmohem nga të gjithë, edhe te Kryqi i Kuq. Se ça lidhje ka Kryqi i Kuq me qeverinë dhe Edi Ramën unë nuk e di, unë e di që është organizatë joqeveritare, bamirësie.”
Gjoni i bëri thirrje kryeministrit Rama që të vijë shteti t’ja rikonstrukojë shtëpinë dhe të shohë nëse vlen apo jo 5 milionë lekë:
“I bëj thirrje kryeministrit do t’i jap 5 milionat ty dhe të vij të më bëj shtëpinë, të vijë ta riparojë ai. Dhe më kanë thënë me marr inxhinier privat për me bo preventimin çfarë riparimi do kjo. Të vijnë inxhinierat e Edi Ramës, mos ta paguaj unë inxhinierin, të vijnë inxhinierat e Edi Ramës dhe ta riparojnë me 5 milion.”