Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi zhvilloi një takim online me kryeministrin Edi Rama.
Lajmin e bëri të ditur Varhelyi, ku në një postim në Tëitter shkruan se tema e takimit ishte finalizimi i kornizës negociuese, mbështetja në luftën kundër COVID-19 si dhe përgatitjet për samitin e Sofjes.
“Një takim virtual me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për punën që vijon për të finalizuar kornizat negociuese, mbështetjen në luftën kundër COVID-19 si dhe përgatitjet për samitin e Sofjes, javën e ardhshme. Presim që Shqiperia të përparojë në rrugën drejt BE-së”