
Presidenti Ilir Meta i bëri apel qeverisë që të nisë sa më parë dialogun me naftëtarët e Ballshit, të cilët prej 40 ditësh janë në grevë urie, 19 ditë 10 burra naftëtarë dhe 21 ditë 10 gra naftëtare.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta tha se duhet shmangur përshkallëzimi i situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.
“Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve,” u shpreh Meta.
Të mërkurën dy naftëtare u dërguan me urgjencë në spitalin e Fierit pas rëndimit të gjendjes shëndetësore.