
Gjykata e Tiranës ka shtyrë për të disatën herë gjyqin kundër banorëve të Astirit, të cilët për muaj të tërë protestuan kundër projektit korruptiv të Unazës së Madhe, për të cilin u shembën shtëpitë e tyre.
Mes të akuzuarve për protestat tek Astiri është dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili akuzoi kryeministrin Rama po tenton t’i mbyllë gojën dhe t’i frikësojë banorët e Astirit.
Duke folur pas seancës së gjyqit Balliu tha se Rama se ka prishur shtëpitë e qindra familjeve për t’i dhënë tokën oligarkëve të ndërtimit:
“Shtëpitë e qytetarëve janë rrënuar vetëm për të bërë pallate dhe kulla të oligarkëve. Ne sot kërkojmë që ata që kanë vjedhur të futen në burg, qeveria po shkel çdo lloj norme e ligji, ne nuk e kemi më as për nevojë politike, por largimi i Ramës është detyra më e madhe, rreziku më i madh.”
Balliu premtoi se kur opozita të vijë në pushtet do t’i dëmshpërblejë në mënyrë të drejtë të gjitha banorët e Astirit.