
Kandidati demokrat për president i SHBA-ve Joe Biden qartësisht ka fituar votën popullore të amerikaneve.
Me rreth 87 përqind të votave të numëruara, Joe Biden ka fituar rreth 70,47 milionë vota, ndërsa presidenti Trump ka marrë 67,6 milionë vota.
Sipas të dhënave analizuar në emisionin ‘Me pak fjalë’, shteti që i ka dhënë më shumë epërsi Bidenit është Kalifornia, ku Biden ka fituar 7,7 milionë vota, pothuaj sa dyfishi i votave të marra nga Trumpi.
Kalifornia është një prej shteteve që ka më shumë vota elektorale, 55, të cilat në këtë rast kanë shkuar të gjitha për Bidenin.
Aktualisht, sipas të dhënave të RealClearPolitics, Biden ka siguruar 227 vota elektorale, ndërsa Trump 214. Për tu zgjedhur president duhen siguruar 270 vota.