
116 të vdekur dhe 1035 të plagosur është bilanci i tërmetit të 30 tetorit, që dëmtoi më së shumti Izmirin në Turqi.
Të gjithë viktimat, përveç dyve janë në Izmir, qytetin e tretë më të madh në Turqi.
Dy persona, 15 dhe 17 vjeç, kanë humbur jetën në ishullin grek Samos, vend tjetër i prekur nga tërmeti me epiqendër në Egje.
Mehmet Gulluoglu, kreu i Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit përfunduan në 17 ndërtesa që ranë në Izmir.
Falë operacionit të shpëtimit, i cili ka vazhduar që të premtën, ekipet e shpëtimit nxorrën 107 të mbijetuar nga rrënojat, përfshirë disa fëmijë të vegjël.
Nga 1,035 personat e plagosur në tërmet, 137 janë ende të shtruar në spital. Ndërsa qeveria ka vënë në dispozicion 4,600 çadra dhe 17 mijë shtretër për strehim të përkohshëm.
Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Turqinë në gati një dekadë.
Lëkundjet janë ndjerë në të gjithë Turqinë perëndimore, përfshirë Stambollin, si dhe në kryeqytetin grek të Athinës. Pas tij kanë rënë dhe rreth 1,700 pas goditje, 45 prej të cilave ishin më të mëdha se 4,0 ballë.