Celibashi: Problemi më i madh i sistemit biometrik, besimi nga qytetarët e partitë politike

Nga Exit News
Celibashi: Problemi më i madh i sistemit biometrik, besimi nga qytetarët e partitë politike

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tregoi në emisionin ‘Me pak fjalë’ për mënyrën se si pritet të funksionojë identifikimi biometrik në zgjedhjet e vitit 2021.

“Ne do të krahasojmë gjurmën e gishtërinjve me kartën e identitet dhe këto të dhëna do të kryqëzohen në rang kombëtar për të shmangur votimin e dyfishtë, votimin në zonën e ndryshme nga ajo e regjistrimit,” sqaroi ai.

Celibashi sqaroi se aparaturat e vendosura në çdo qendër votimi do të jetë offline, pra jo të lidhura në një sistem qendror.

“Shenjat e gishtërinjve ruhen në aparat. Më pas këto aparatura sillen në KQZ dhe aty shikohet nëse një person ka votuar dy herë,” u shpreh Celibashi.

Pyetur se si do të sigurohet se shenjat e gishtërinjve nuk do të keqpërdoren, Celibashi tha se:

“Ne duhet të kemi besim tek ky sistem. Në këtë kohë kaq të shkurtër a do të jemi ne të zotët t’i tregojmë qytetarëve se ky është një sistem 100% i sigurtë, edhe për partitë politike.

Nuk duhet të ekzistojë droja për përdorimin e të dhënave biometrike. Ky shqetësim është zero.”

Ndërsa pyetur nëse vendi ka kohë mjaftueshëm për të bërë verifikimin biometrik të shtetasve në të gjithë vendin, Celibashi u përgjigj:

“Koha është kundër nesh për zbatimin e sistemit. Nuk ka lidhje me tenderimin sepse KQZ mund të aplikojë procedurat e lehtësuara në pikëpamjen e kohës. Nuk është problem as buxheti i këtij projekti. Qeveria ka shprehur vullnetin për ta mbështetur.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>