Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi pranoi ekzistencën e parave të pista në financimin e partive politike. Në emisionin “Me pak Fjalë’, të enjten në darkë, Celibashi u shpreh se:
“Nuk duhet të kemi iluzion që marrëdhënia parti politike-para do të jetë transparente. KQZ nuk verifikon dot se nga vijnë këto para dhe origjinën e tyre.
Unë nuk e besoj këtë që transparenca të jetë e plotë, por për mua e rëndësishme është të respektoheshin disa rregulla. Së paku paratë të vijnë nga biznesi i ndershëm dhe i ligjshëm. Paratë nuk duhet të vijnë nga bota e krimit.”
Ai tha se deri më sot KQZ nuk ka dërguar asnjë parti politike në prokurori për çështjen e financimit të paligjshëm.