Ish-zëvendës ministri rus i transportit ka blerë kompaninë e prodhimit të armëve Kalashnikov, njoftoi kompania të premten.
Sipas Reuters, Alan Lushnikov, i cili ka shërbyer nësi zëvendës ministër nga viti 2017 deri në 2018, ka blerë 75% të aksioneve të firmës. Lushnikov i bleu aksionet nga pronari i mëparshëm zëvendës ministri i mbrojtjes Alexei Krivoruchko, i cili u fut në listën e personave të ndaluar nga Evropa, pas helmimit të opozitarit Alexei Navalny.
Kompania nuk e bëri publike kontratën e shitjes, por mendohet se vlera e tyre ka qënë rreth 13 milionë dollarë.
25% e kompanisë është në pronësi të kompanisë shtetërore Rostec. SHBA-të e kanë sanksionuar kompaninë që prej vitit 2014, kur Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina.