Trupa gjykuese e Izet Haxhisë ka vendosur sot, 6 nentor të thërrasë si dëshmitarë Kujtim Hysën, Zenel Nezën, Genc Hotin (ish-punonjës i SHIK). Ndërsa gjykata ka vendosur të mos thërrasë si dëshmitar ish-kreun e SHIK-ut Fatos Klosin.
Gjithashtu, gjykatësit do të vendosin në një moment të dytë për thirrjen si dëshmitar të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Vili Miniarollit.
Izet Haxhia, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit u ekstradua në Shqipëri në 2018. Ai ishte i dënuar në Shqipëri me 28 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, deputetit të Partisë Demokratike, në 12 shtator 1998, pranë selisë së PD-së në Tiranë. Gjatë atentatit mbeti i vrarë dhe Besim Cera, truproja i tij.
Zbardhja e vrasjes së Hajdarit gjatë gjithë këtyre viteve është përfolur shumë në media. Për këtë rast u dënuan vëllezërit Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia dhe Jaho Mulosmani. Asnjë prej tyre se ka pranuar asnjëherë ta ketë kryer veprën.