PD: Qeveria ka lënë qytetarët në çadra, jep tendera miliona eurosh

Nga Exit News
PD: Qeveria ka lënë qytetarët në çadra, jep tendera miliona eurosh

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po tallet me durrësakët, pasi ende kanë lënë qytetarët në çadra e ndërkohë japin tendera miliona eurosh për miqtë e tyre.

Në një status në Facebook, Oerd Bylykbashi shkruan se qeveria ka shkatërruar të gjitha sitet kulturore të këtij qyteti.

“U krenuan per shemtine ‎ku e kane kthyer Durresin, nje sarkofag betoni qe ka varrosur trashegimine kulturore. Torra Veneciane qe rri e strukur ne cep anash centaurit prej betoni qe e quajne Veliere, eshte prova e makuterise. Pallatet mbi reren ne breg te detit jane prove. Rruget qe permbyten me 10 minuta shi jane prove. Gjelberimi i zhdukur eshte prove. Kodra e Currilave qe rreshqiti duke fshire 2 milion eurot e tenderit korruptiv eshte prove. Plehrat qe digjen dhe ndotin ajrin e Durresit jane prove”

Bylykbashi deklaroi se të gjithë pjesmarrësit në këto afera korruptive do të dënohen.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>