Liderët botërorë urojnë dyshen Biden-Harris për fitoren

Nga Exit News
Liderët botërorë urojnë dyshen Biden-Harris për fitoren

Liderët politikë nga e gjithë bota kanë filluar ta urojnë kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren e parashikuar elektorale.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ai “po priste me të vërtetë të punonte” me Biden dhe Zëvendës-Presidentin e zgjedhur Kamala Harris, pasi theksoi marrëdhëniet e ngushta të të dy vendeve.

Kryeministri i Irlandës Micheál Martin e përshkroi Bidenin si “një mik i vërtetë për kombin”.

Ndërsa ministri i Parë i Skocisë Nicola Sturgeon shkroi: “Urime nga Skocia Presidentit të Zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes së Zgjedhur Kamala Harris që bën historinë.”

Partia Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar dhe udhëheqësi i opozitës Keir Starmer tha se Bideni dhe Harris kanë drejtuar një fushatë mbi “vlerat që ne në Mbretërinë e Bashkuar ndajmë – mirësjellja, integriteti, dhembshuria dhe forca”.

Kryeministri Slloven Janez Janša, i cili në fillim të kësaj jave u bë një nga pak udhëheqësit botërorë që mbështeti publikisht Presidentin Trump – duke pretenduar se kryetari i tanishëm kishte fituar zgjedhjet ndërsa votat ende po numëroheshin – ka heshtur deri më tani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>