Kryetari i Partisë Demokatike Lulzim Basha ka uruar kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Përmes një postimi në Twitter Basha shkruan:
“Urimet e mia më të ngrohta për Joe Bidenin në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Unë dhe Partia Demokratike shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta.”
Deri më tani as kryeministri Rama dhe as presidenti Meta nuk kanë bërë reagime në lidhje me fitoren e Bidenit.