
Ish-presidenti Barack Obama uroi ish-zëvendëspresidentin e tij Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“Nuk mund të isha më krenar të përgëzoja Presidentin tonë të ardhshëm, Joe Biden dhe Zonjën tonë të Parë, Jill Biden,” tha Obama në një deklaratë postuar në Twitter.
“Gjithashtu nuk mund të isha më krenar të përgëzoja Kamala Harris dhe Doug Emhoff për zgjedhjet historike të Kamalas si zëvendëspresintja jonë e ardhshme,” tha ai.
Biden kapërceu 270 votat e nevojshme elektorale të shtunën pasdite, me fitoren e 20 votave në Pensilvani.