Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish sot (8 nentor) Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha për raportin e Dick Martin, mbi bazën e të cilin u ngrit prokuroria speciale në Kosovë.
Rama kritikoi Berishën dhe Metën për miratimin e këtoj raporti në këshillin e Evropës. Ai sulmoi edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha se gjatë punës në Kosovë ka punuar për të mbledhur të dhëna për “Shtëpinë e Verdhë”.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkroi Rama në Twitter.
Specialja ka arrestuar më 4 dhe 5 nentor ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Selim Rexhepin, dhe Jakup Krasniqin.