Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka përshëndetur të hënën angazhimin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të mos mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë së Covid-19.
Duke shpërndarë foto nga takimi që po zhvillohet onlinë për mini-Shengenin e Ballkanit, Vuçiç u shpreh:
“Është shumë e rëndësishme që kemi rënë dakord të mos i mbyllim kufijtë me njëri-tjetrin, por të luftojmë së bashku pandeminë dhe të vazhdojmë të përmirësojmë tregtinë tonë.
Ne jemi kombe të vegjël, të cilët zakonisht janë ndikuar shumë nga forca të ndryshme që kanë dashur të ndjekin interesat e tyre gjatë gjithë historisë. Sot, kjo nuk ka ndryshuar shumë, por është e rëndësishme që, duke u kujdesur për veten, të përpiqemi të ruajmë pavarësinë tonë dhe të marrim vendimet tona.
Dhe me kë do të marrim vendime nëse jo me ata që janë më afër nesh. Kjo thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira midis Tiranës, Shkupit dhe Beogradit.”
Në takimin virtual pritet që liderët e tre vendeve të nënshkruajnë disa memorandume, një prej të cilave do të lejojë lëvizjen e lirë mes vendeve pa pasur nevojë për teste PCR që tregojnë se qytetari nuk është i infektuar.