Qytetarët shqiptarë mund të lëvizin në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut vetëm me kartën e identitetit.
Ky vendim u mor gjatë takimit të minishengenit të zhvilluar të hënën online.
Presidentit serb Vuçiç u shpreh se kjo masë lehtësuese do të sjellë politikisht vendet më afër dhe do të përmirësojë jetesën e qytetarëve.
Ndërkohë tre vendet ranë dakort të ndihmojnë njëra tjetrën në rast se do të kenë mbingarkesë të spitaleve për shkak të pandemisë së Covid-19.
Zaev shtoi se qytetarët e të tre vendeve,në rast se infektohen me COVID-19 do të trajtohen falas në vendin ku janë infektuar.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se memorandumi është një hap shumë pozitiv kur bëhet fjalë për lëvizjen më të lehtë të qytetarëve dhe luftën kundër pandemisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkëmbimin e informacionit në lidhje me virusin.