Partia Demokratike u shpreh se kryeministri Rama gënjeu sërish naftëtarët. Nënkryetari i PD Edmond Spaho pas takimit të Ramës me naftëtarët u shpreh se:
“I genjeu ne 2016 për t’u marrë votën se do të vazhdojnë punën dhe do t’u jepen të gjitha paratë, ndërsa jepte garanci për investitorin që erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre qe e sollën dhe iku”.
Spaho e akuzoi Ramën se “i la naftëtarët 26 ditë në grevë urie, duke u tallur ndërsa negocionte me ekipet e futbollit”.
Rama i premtoi naftëtarëve një pagë të vetme dhe një investitor për hapjen e rafinerisë.