Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të rimbursojmë të gjitha ilaçet bazë që jepen për kurimin e Covid-19 në banesë.
Gjatë një konferencë për shtyp, Rama tha po ashtu se dhe vaksina anti-Covid do të mbulohet nga buxheti i shtetit.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mos trajtohen në shtëpi me terapi me oksigjen, pa asistencë mjekësore.
Më herët Rama tha dhe se qeveria po përgatit një paketë të tretë të ndihmës ekonomike për rimbursimin e ilaceve dhe ndihmën e familjeve në nevojë.